Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre.
Foristrada është përplasur me një kamion dhe ka përfudnuar përmbys jashtë rrugës.
Nga aksidenti është plagosur një person dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.