Dalin pamje të reja nga momenti kur Sali Berisha u godit në protestë. Gert Shehu arriti që të futej duke i ikur nga duart truprojave për të dalë ballë për ballë me ish-kryeministrin.
Grusht direkt në fytyrë dhe lideri i demokratëve u palos. Mbi Shehun më pas u zbrazën shkelma dhe grushte duke e gjakosur në trup dhe fytyrë.