Njëzet e pesë persona janë arrestuar në bastisje në të gjithë Gjermaninë, të dyshuar për komplot për të rrëzuar qeverinë.
Raportet gjermane thonë se grupi i figurave të ekstremit të djathtë dhe ish-ushtarak planifikonte të sulmonte ndërtesën e parlamentit, Reichstag, dhe të merrte pushtetin.
Sipas BILD.DE, një gjerman i referuar si një princ i quajtur Heinrich XIII, 71, dyshohet se ka qenë qendror në planet e tyre.
Në mesin e të arrestuarve në 11 shtete gjermane, sipas prokurorëve federalë, ishin dy drejtues të dyshuar.
Komplotuesit thuhet se përfshijnë anëtarë të lëvizjes ekstremiste Reichsbürger (Qytetarët e Rajhut), e cila ka qenë prej kohësh në shënjestrën e policisë gjermane për sulme të dhunshme dhe teori konspirative raciste.
Ata gjithashtu refuzojnë të njohin shtetin modern gjerman.
Rreth 50 burra dhe gra dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që thuhet se kanë komplotuar për të përmbysur republikën dhe për ta zëvendësuar atë me një shtet të ri të modeluar sipas Gjermanisë së 1871.