Billie Eilish është vajza që fitoi famë ndërkombëtare që në moshën 14- vjeçare dhe sot ajo është një nga femrat më me ndikim në botë me rreth 107 milionë ndjekës në Instagram.
Ajo është femra më e re në Glastonbury dhe e vetmja e lindur në shekullin e 21-të që ka fituar një Oscar.
Në një intervistë të fundit me BBC, ajo zbuloi se marrëdhënia e saj me fuqinë që të jep të fama është e vështirë.
” Është e vështirë të kesh pushtet dhe është vërtet e vështirë kur nuk kishe forcë më parë. Është e vështirë të mos përfitosh nga fama dhe të mos abuzosh me të,” tha ajo.
Eilish fitoi famë me këngën e saj të parë ‘Ocean Eyes’ e cila u bë hit brenda natës.
Në intervistë, këngëtarja ka kujtuar se sa e vështirë ishte për një vajzë 14-vjeçare të ishte në takime me kompanitë diskografike, ndërsa përmendi se papritur e gjeti veten me njerëz të fuqishëm të industrisë së muzikës.
Ajo gjithashtu ka folur për aventurën e saj me depresionin dhe sindromën Tourette si dhe për vetë vendosmërinë me synimin për të zgjuar botën përreth.