Një anije me 4.6 tonë kokainë, e cila është nisur nga Brazili drejt Evropës është kapur nga marina franceze.
Autoritet kanë bërë me dije se vlera e kokainë shkonte mbi 150 milionë euro.
“Hetimi është në vazhdim për të përcaktuar se cilat palë kriminale fshihen pas këtij rasti në të dyja anët e oqeanit,”- tha Europol.
Anija braziliane është e gjatë 21 metra dhe u kap pranë brigjeve të Sierra Leones. Lajmi është bërë i ditur këtë të mërkurë nga agjencia ndërkombëtare e policisë Europol.