Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është kërcënuar me jetë. Autori i kërcënimeve ndaj Giorgia Melonit dhe vajzës së saj është identifikuar nga policia italiane, shkruan “Ansa”.
Bëhet fjalë për një 27-vjeçar nga Sirakuza, i papunë, nën hetim. Operatorët e policisë postare në Romë arritën të gjurmonin personin përgjegjës pavarësisht se përdorte një pseudonim në Twitter, ku ai kërcënoi kryeministren me vdekje nëse shkurton subvencionet kundër varfërisë.
“Nëse i heq të ardhurat bazë, do të të vras ty dhe vajzën tënde. Ajo dhe vajza e saj duhet të vriten”, ishin këto disa nga mesazhet e dërguara nga 27-vjeçari.