-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një ditë pas sulmit! Shefi i shtypit në PD: Berisha sot pushoi në shtëpi

Kryesoret

Një ditë pas goditjes, Sali Berisha sot nuk bëri asnjë dalje për mediat. Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela deklaroi se Sali Berisha ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe ka zgjedhur që këtë të mërkurë të qetësohet dhe të qëndrojë në shtëpi.

“Gjendja e doktor Berishës është shumë e mirë, duke parë edhe sa i shpejtë në kohë ishte reagimi i tij. U ngrit foli dy herë dhe më pas konferencë shtypi në seli. Sot është duke pushuar në shtëpi dhe është shumë mirë”, tha ai.

Gjatë intervistës, Lela më tej tregoi në mënyrë të detajuar momentin e sulmit ku tha se: “Ishte anormale, brutale, tronditëse. Po goditej lideri i opozitës që po shkonte në krye të protestës paqësore në ditën kur ishte edhe Samiti i BE.

Po goditej shefi i një opozite që të gjithë jemi dëshmitarë është skajuar në ring nga pushteti që i kontrollon të gjitha dhe që po bën çmos që ta nxjerrë jashtë. Po goditej kreu i një pjesë të popullit shqiptar që përballet me arrogancën e mazhorancës. Protesta ndalohen në Korenë e Veriut dhe në Rusi”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit