Ukraina tha sot se ambasadat e saj morën 31 pako në një javë dhe se secila prej tyre kishte një adresë transporti për një kontraktor të prodhuesit amerikan të makinave Tesla në Gjermani.
“Gjatë dy ditëve të fundit, pako të dyshimta mbërritën në ambasadat e Ukrainës në Itali, Poloni, Portugali, Rumani dhe Danimarkë, si dhe në konsullatën në Gdansk, Poloni, duke e çuar numrin e tyre në “31 në 15 vende”, tha ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.
Kievi më pas urdhëroi “masa të forta sigurie” në të gjitha ambasadat dhe më pas, dy ditë më vonë, denoncoi “një fushatë terrori të planifikuar” nga Moska pa dhënë prova.