Meghan Markle tha se foli për mendimet e saj për vetëvrasje sepse dëshiroi që “Askush të mos ndihet vetëm” – duke shtuar se kur je kaq poshtë, mund të jetë e vështirë “nuk sheh një rrugëdalje”.
Dukesha e Sussex, 41-vjeçare, u pyet për vendimin e saj për të detajuar momentin që mendoi t’i jepte fund jetës ndërsa jetonte brenda mureve të pallatit dhe pranoi se “nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë, siç mund ta imagjinoni”.
E pyetur pse zgjodhi ta zbulonte këtë gjatë intervistës me Oprah Winfrey në mars 2021, Markle i tha një turme në ceremoninë e çmimeve “Ripple of Hope” të martën mbrëma: “Nuk dua që askush të ndihet vetëm”.
“Ne të gjithë duhet që, kur të mundemi, nëse ndihemi mjaft të guximshëm, thjesht të flasim sinqerisht për përvojën tonë”, tha ajo: “Kjo u jep njerëzve të tjerë hapësirë dhe kurajo për të bërë të njëjtën gjë, por më shumë se kaq për të ndier vërtet, sikur nuk je vetëm, sepse mendoj se kjo është shpesh ajo që mund të jetë pengesa më e madhe kur ndihesh kështu, nuk sheh një rrugëdalje”.
Harry këmbënguli që bota duhet të ndajë historitë e tyre, duke thënë: “Në fund të fundit ne jetojmë në këtë botë tani ku shkëmbimi i përvojave dhe shkëmbimi i historive ka një ndikim të jashtëzakonshëm”.
Ai shtoi: “99 për qind e njerëzve në planet po përballen me një form depresioni.