Kryeministri Edi Rama ndodhet në Barcelonë, Spanjë, ku po merr pjesë në Samitin “Në Mbrojtje të Demokracisë”, i organizuar nga kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez.
Samiti fokusohet në sfidat që lidhen me demokracinë, multilaterizmin dhe ndikimin e teknologjisë dhe dezinformimit.
Gjatë qëndrimit në Barcelonë, Rama do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, dhe homologun spanjoll, Sánchez.
Kjo vizitë pason takimin e tij të mëparshëm në Romë me Kryeministren Giorgia Meloni, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.
/5pyetjet.al









