-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Musk në telashe? Dyshohet se ka vrarë 1500 kafshë për eksperimente

Kryesoret

Kompania e pajisjeve mjekësore e drejtuar nga Elon Musk është nën hetim federal për shkelje të mundshme të mirëqenies së kafshëve.
Neuralink ka testuar një çip truri te majmunët, që lejon këta të fundit të komandojnë një kompjuter me tru.

Në total, kompania dyshohet se ka vrarë rreth 1500 kafshë, duke përfshirë më shumë se 280 dele, derra dhe majmunë, pas eksperimenteve që nga viti 2018. Burimet e karakterizuan këtë shifër si një vlerësim të përafërt, sepse kompania nuk mban shënime të sakta për numrin e kafshëve të testuara dhe të vrarë.

Neuralink gjithashtu ka kryer kërkime duke përdorur minjtë. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të kafshëve nuk tregon domosdoshmërisht që Neuralink po shkel rregulloret ose praktikat standarde të kërkimit.

Shumë kompani përdorin në mënyrë rutinore kafshë në eksperimente për të avancuar kujdesin ndaj shëndetit të njerëzve dhe përballen me presion financiar për të sjellë shpejt produktet në treg. Kafshët zakonisht vriten kur përfundojnë eksperimentet, shpesh kështu që ato mund të ekzaminohen pas vdekjes për qëllime kërkimore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit