Vasili shkruan se Rama është një vandal që shkatërron çdo vlerë të mundshme kulturore, natyrore dhe historike, ndërsa ka shtuar se nuk ndalet para asnjë masakre.
Postimi i plotë:
Edi Rama, o monster antiligj, ndalo punimet ne Aeroportin e Vlores, po shkel çdo Konventë e ligj!
Komitet i Konventës së Bernës kërkon pezullimin e punimeve për aeroportin e Vlorës!!
Sipas dokumenteve të miratuara në mbledhjen vjetore të Komitetit të mbledhur në Strazburg në takimin vjetor nga 28 nëntori deri në 2 dhjetor:
“Kërkesa për pezullimin e punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës vjen për shkak të mungesës së dukshme të respektimit të Ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare”.
Konventa e Bernës eshte e njohur ndryshe edhe si Konventa për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitatet Natyrore Evropiane.
Konventa e Bernes është një instrument juridik detyrues ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe ruajtjes së natyrës.
Shqipëria e ka nënshkruar këtë Konventë në vitin 1995 dhe ka hyrë në fuqi në maj të vitit 1999.
Edi Rama si vandal shkaterrues i çdo vlere natyrore, historike dhe kulturore nuk ndalet perpara çdo masakre.
Eshte koha per ti thene ndal nje here e mire ketij te kryeministri te etur per shkaterrim.