Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka takuar presidentin Bajram Begaj një ditë pas zhvillimi të samitit të BE-së, në Tiranë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë ambasadorja me anë të një postimi në Twitter ku shkruan se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në të gjitha nismat e saj, por më kryesor në atë të drejtësisë.
“Ne rishikuam gjithashtu arritjet në vitin 2022 – si aleatë të #NATO -s, anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe miqtë më të mirë – që i sollën Shqipërisë marrëdhëniet në nivele të larta historike. Mezi presim të bëjmë edhe më shumë së bashku në 2023 për të forcuar bashkëpunimin në demokraci, mbrojtje dhe biznes,” ka shkruar ajo.
1/2 Thank you Pres. @BajramBegajAL for the opportunity to express congratulations to 🇦🇱 on hosting the EU-W.Balkans summit – first time this summit has been held outside Brussels. 🇺🇸 strongly supports 🇦🇱’s efforts undertake necessary steps – including justice reform – to join 🇪🇺. pic.twitter.com/Z685cPa5ZK
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 7, 2022