Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shpallur personi i vitit nga revista TIME. 44-vjeçari, një ish- komedian, aktor, shkrimtar dhe producent, është president që nga viti 2019.
Zelensky ka udhëhequr Ukrainën teksa ajo ka punuar për të penguar një pushtim të plotë rus të vendit që nga fundi i shkurtit, duke u bërë një lider në skenën botërore.
Ai ka mbikëqyrur një seri fitoresh në luftë që kryesisht e kanë ndaluar Rusinë të përparojë dhe i ka lejuar Ukrainës të rimarrë territorin e pushtuar.