Plot 105 minoren shqiptarë të pashoqëruar kanë kërkuar strehim në Itali, nga këta 43 janë vetëm vajza.
Shifrat e publikuara nga Ministria italiane e Çështjeve Sociale, janë për muajin tetor, ndërkohë që për këtë vit numri i azilkërkuesve minoren është 1353.
Shqipëria renditet e 6 për këtë muaj si një nga vendet me më shumë kërkesa për azil, pas Egjiptit, Tunizisë, Afganistanit, Pakistanit dhe Guinesë.