Sali Berisha u shfaq sot në publik pas pushimit që bëri dje duke mos dalë në asnjë aktivitet. Për të mbuluar shenjën e grushtit në fytyrë, kryetari i PD-së kishte vendosur një palë syze.
Pamjet e para i publikoi nga takimi me ish-presidentin kroat, Stipe Mesiç. Më pas u drejtua për te aktiviteti i organizuar me rastin e Ditës së Rinisë dhe Lëvizjes së Dhjetorit në Katedralen Ortodokse.
Pas fjalimit u largua nga aktiviteti. Mes folësve ishte edhe kandidati për Tiranën, Belind Këlliçi i cili u shpreh se “Rock star’-i i vërtetë sot ishte Sali Berisha, i cili sërish në 2022 është burim frymëzimi për të rinjtë e vendit”.
Fjalimi me batuta i sekretarit të Përgjithshëm të FRPD-së, Grigels Muçollari shkaktoi të qeshura, por edhe habi në një moment tek Flamur Noka që ishte fokusuar kamera, teksa kërkoi mbajtjen e një minutë heshtje për të kujtuar ish-kryetarin e FRPD-së Sokol Olldashi.
LIVE-Berisha: Rama nxori agresorin! Njeriu mund të vritet, por jo kauza