Një operacion është zhvilluar në Elbasan për kapjen e personave të shpallur në kërkim për operacionin “Plumbi i Artë”. Por asnjë person i shumëkërkuar nga lista nuk është arrestuar.
20 persona janë arrestuar deri tani në kuadër te operacionit “Plumbi i Arte” ndërsa në kërkim ndodhen edhe 12 të tjerë nga 32 urdhër arrestet e firmosura nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me kërkesë të SPAK.
Ishte Nuredin Dumani që hapi “Kutinë e Pandorës” me rrëfimet për vrasjen e bujshme që solli arrestimet dhe shpalljet në kërkim të bosëve.