Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar sot 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë, ndërsa ka ndarë edhe disa pamje të rralla të protestës studentore 32 vite më parë.
Kreu i PL-së thotë se kjo datë e futi Shqipërinë në rrugën e lirisë dhe demokracisë. Ndërsa sot shprehet Meta këto vlera janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm kleptokratik.
Sot Dita e Rinisë, Ambasada e SHBA: Krah për krah me shqiptarët në rrugëtimin e tyre drejt BE!
Ilir Meta fton të gjithë të rinjtë dhe të rejat në një angazhim historik, pasi siç shprehet ai kjo është mënyra e vetme për të ndalur shpopullimin.
“Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote”/ Rama përkujton 8 Dhjetorin!
‘Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë! 32 vite më parë Lëvizja Studentore me në krye Azem Hajdarin vrau frikën dhe përmbysi mitin e diktaturës më brutale në kontinent. 8 Dhjetori e futi Shqipërinë në rrugën e Lirisë dhe të Demokracisë! Sot kur pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm kleptokratik është koha për një angazhim historik të të rinjve dhe të rejave në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë. Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve. Gëzuar 8 Dhjetorin!’, shkruan Meta në reagimin e tij.