-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita e Rinisë, Meta publikon pamjet nga protesta studentore: Koha për një angazhim historik të të rinjve!

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar sot 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë, ndërsa ka ndarë edhe disa pamje të rralla të protestës studentore 32 vite më parë.

Kreu i PL-së thotë se kjo datë e futi Shqipërinë në rrugën e lirisë dhe demokracisë. Ndërsa sot shprehet Meta këto vlera janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm kleptokratik.

Sot Dita e Rinisë, Ambasada e SHBA: Krah për krah me shqiptarët në rrugëtimin e tyre drejt BE!

Ilir Meta fton të gjithë të rinjtë dhe të rejat  në një angazhim historik, pasi siç shprehet ai kjo është mënyra e vetme për të ndalur shpopullimin.

“Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote”/ Rama përkujton 8 Dhjetorin!

‘Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë! 32 vite më parë Lëvizja Studentore me në krye Azem Hajdarin vrau frikën dhe përmbysi mitin e diktaturës më brutale në kontinent. 8 Dhjetori e futi Shqipërinë në rrugën e Lirisë dhe të Demokracisë! Sot kur pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm kleptokratik është koha për një angazhim historik të të rinjve dhe të rejave në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë. Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve. Gëzuar 8 Dhjetorin!’, shkruan Meta në reagimin e tij.

Sot Dita e Rinisë, Begaj: Idealet e studentëve të dhjetorit ‘90 duhet të na frymëzojnë për të punuar me përgjegjësi!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit