Portugalia vazhdon përgatitjet për takimin ndaj Marokut (10 dhjetor, 16:00) dhe Ronaldo ka hedhur poshtë zërat se do të largohet nga kombëtarja pasi u la në stol për ndeshjen me Zvicrën.
“Një grup shumë i bashkuar për t’u thyer nga forcat e jashtme. Një komb shumë i guximshëm për t’u frikësuar nga çdo kundërshtar.
Një ekip në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do të luftojë deri në fund për realizimin e ëndrrës! Besoni bashkë me ne! Forca, Portugali!”, shkruan kapiteni.
Kupa e Botës nuk ka zbarkuar kurrë në Lisbonë, por Cristiano Ronaldo beson se ky është viti i duhur për të realizuar ëndrrën e madhe të tij, shokëve të skuadrës dhe mbi 10 milionë portugezëve.