Një tjetër ndërtim pa leje po përgatitet të shembet në zonën e Drimadhës këtë të enjte.
Forcat e xhenios dhe IKMT do të shembin një ndërtesë 4 katëshe me një sipërfaqe rreth 2100 metra katrorë.
Sipas informacioneve shpërthimi i kontrolluar do të kryhet ditën e diel rreth orës 15:30. Objekti do të hidhet në erë me rreth 10 kilogramë lëndë eksplozive.
Po ashtu njoftohet se do të kryhen kontrolle të tjera për ndërtesa të tjera pa leje.