-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bosi turk i Bitcoin nuk heq dorë! Apelon vendimin e ekstradimit

Kryesoret

Nuk heq dorë nga shmangia e ekstradimit. Avokatët e themeluesit të platformës Thodex, Faruk Fatih Özer kanë apeluar vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Elbasan që miratoi ekstradimin e tij drejt Turqisë.

Ozer u arrestua në Shqipëri në gusht pasi ishte shpallur në kërkim. 27-vjeçari i kërkuar me akuza për mashtrim dhe themelim të një organizate kriminale, u largua nga Turqia vitin e kaluar me shumë të mëdha parash.

Turqia lëshoi ​​një urdhër arresti ndërkombëtar pasi ai u arratis me 2 miliardë dollarë. Prokuroria turke më 22 prill të vitit 2021 filloi zyrtarisht hetimin pas denoncimeve të përdoruesve për mos qasje në llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex dhe pasi pronari i kompanisë ishte larguar jashtë vendit.

Në këtë kuadër u konfirmua se pronari i kompanisë, i dyshuari Özer, ishte larguar jashtë vendit më 20 prill të vitit 2021. Më pas u lëshua një urdhër ndalimi për shumë persona të dyshuar, përfshirë edhe për Özer ndaj të cilit më parë ishte nxjerrë një urdhër arresti. Beteja tani vazhdon në drejtësinë shqiptare për të shmangur ekstradimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit