-sidi education-spot_img
18 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lioni i larë sërish me drita, nis festivali unik

Kryesoret

Festivali i famshëm i Dritave në Lion është një përvojë mbresëlënëse artistike për banorët dhe ata që vizitojnë qytetin francez nga dita e sotme e deri të dielën më 11 dhjetor.

Çdo vit artistët krijojnë instalacione me dritë në të gjithë qytetin veçanërisht në qendër të Lionit.

Instalacione të cilat paraqiten në disa nga monumentet më të bukura si Hôtel de Ville, Place des Terreaux, Place Bellecour dhe Katedralja e Shën Gjergjit.

Ky festival është një festival arti falas në natyrë i cili përmban të paktën 40 instalime në shkallë të gjerë në të gjithë qytetin.

Në vitin 2021 u vlerësua se Lioni priti 1 800 000 vizitorë.

Këtë vit pavarësisht krizës energjetike, qyteti ndizet për katër netë duke iu përmbajtur traditës shumëvjeçare.

Banorët e Lionit ende i bëjnë homazhe Marisë duke ndezur qirinj në dritaret e tyre më 8 dhjetor dhe duke paraqitur imazhin e saj në instalacionet të cilat shpalosen në faqet e mureve të shumë ndërtesave.

Lioni u la sërish në dritë...-2

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit