Një ditë na ndan nga përballja e çerekfinales mes Kroacisë dhe Brazili ku njëra prej skuadrave do të fitojë biletën për të vazhduar rrugëtimin për në gjysmëfinale.
Në prag të kësaj sfide tepër interesante, Luka Modric ka folur në një konferencën për shtyp.
“Brazili është gjithmonë favorit, por ne duhet të japim maksimumin tonë si në çdo ndeshje deri tani dhe të luajmë më të mirën nga vetja jonë. Ne i kemi forcat tona, besojmë te vetja dhe te njëri tjetri, e kemi ende një shans,” u shpreh ai
Ai ka luajtur disa herë ndaj Brazilit, por nuk ka arritur ta mposhtë Brazilin ende.
Sipas tij ai shpresoj që kjo gjë do të ndryshojë.
Brazili dhe Argjentina janë skuadrat më të mirë në botë me shumë lojtarë të mëdhenj. Më pëlqen t’i shikoj, është kënaqësi të luaj kundër skuadrave të tilla,” është shprehur Modric.