Së fundmi Daily Mail ka publikuar një video ku shihen disa shqiptarë të cilët shtiren si policë, përplasen me një fugon.
Blerësit e dyqanit që ishin pranë u shtangën nga pamja e Land Rover-it që u përplas disa herë drejt një furgoni të bardhë.
Filmimet tregojnë Land Rover-in që tërhiqet nga furgoni i bardhë ndërsa dy persona përpiqen të hapin dyert. Teksa makina zmbrapset dhe më pas i drejtohet sërish furgonit, dallohen dyert e dëmtuara nga përplasja.
Më pas, Land Rover-i duket sikur largohet, por asgjë nuk ka mbaruar. Duke anashkaluar makinat e tjera, ai niset drejt furgonit dhe e godet nga pas, duke e shtyrë nga vendparkimi.
Ende me dritat ndezur, makina e zezë vjen rrotull sërish dhe shkon te furgoni duke e afruar edhe më shumë te xhamat e dyqanit.
Tre meshkuj, që sipas një përdoruesi të Twitter thuhet se janë shqiptarë, ndodheshin brenda Land Rover-it i cili u kthye dhe e goditi prapë furgonin duke bërë që njëra prej gomave të shkëputej. Policia gjeti një sasi të konsiderueshme kanabisi në pjesën e pasme të furgonit. Policia ka nisur hetimet.
Dy personat brenda Peugot-it u larguan me vrap nga parkingu. Një mjet tjetër është dëmtuar, disa shtylla dhe xhami i dyqanit është krisur për shkak të goditjeve.