Një trailer ka përplasur dy automjete në autostradën Tiranë-Durrës. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje.
Si shkak i aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona.
Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta, mësohet se policia është në vendngjarje dhe po heton.