-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Befason Selena Gomez: Dashuria e jetës sime ishte Cole Sprouse

Kryesoret

Selena Gomez ishte në një lidhje për një kohë të gjatë me këngëtarin kanadez, Justin Bieber dhe ndarjen e tyre shkaktoi shumë reagime.

Por rezulton dashuria e jetës së këngëtares nuk ishte Bieber.

Gomez ishte e ftuar në “The Tonight Show With Jimmy Fallon”, ku për herë të parë zbuloi se kush ishte dashuria e jetës së saj dhe me kë pati puthjen e parë.

Këngëtarja tha se dashuria e jetës së saj nuk ishte Justin Bieber, por aktori Cole Sprouse duke shtuar se ishte e fiksuar pas tij kur ishte më e re.

Madje, në dokumentarin e saj me titull “My Mind & Me”, Gomez kishte vizituar shtëpinë e vjetër ku jetonte kur ishte e re dhe në një mur kishte shkruar emrin e Sprouse.

Më pas ajo zbuloi gjithashtu se puthja e saj e parë ishte në ekran dhe nuk ishte me Cole por me vëllain e tij binjak, Dylan.

Në emisionin e Fallon, ajo komentoi se ishte shumë e dashuruar pas tij.

E pyetur nga prezantuesi nëse ishte e zhgënjyer që kishte puthur vëllain e Cole, këngëtarja tha se u ndjeva shumë më mirë që nuk ishte ai pasi mendonte se ndoshta do të dukej keq.

Gomez dhe Bieber u takuan në vitin 2011 me shumë ulje-ngritje deri në vitin 2015, kur u ndanë përgjithmonë.

Në të njëjtin vit, Bieber takoi Hailey Baldwin, me të cilën është i martuar edhe sot e kësaj dite.

Siç u shpreh ajo në “Selena Gomez: My Mind & Me” , ajo ndihej e përhumbur prej vitesh, pasi gazetarët ishin bërë hija e saj, si gjatë lidhjes, ashtu edhe pas ndarjes së tyre.

“Gjithçka ishte kaq publike, u ndjeva e ndjekur nga një marrëdhënie e vjetër që askush nuk donte që unë ta lija pas. Por kur sapo e kalova, nuk pata më frikë”,  tha këngëtarja.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit