Departamenti i Shtetit konfirmoi raportet e TASS se delegacionet amerikane dhe ruse u takuan në Stamboll të premten, por ata nuk diskutuan fare për Ukrainën.
Më herët, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se të dy vendet zhvilluan një takim në qytet për çështjet e vizave.
“Ne mund të konfirmojmë se një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit është ose ishte në Stamboll për t’u takuar me bashkëbiseduesit rusë për një gamë të ngushtë çështjesh dypalëshe, ” tha fillimisht zyrtari i Departamentit të Shtetit.
Ai shtoi se Departamenti i Shtetit nuk komenton “negociatat private diplomatike”, duke deklaruar se lufta në Ukrainë nuk është diskutuar gjatë kontakteve.