Një nga zërat kritik të Putinit, Ilya Yashin është dënuar me 8 vite e gjysmë burg pasi pretendohet se ai ka përhapur lajme të rreme për ushtrinë e vendit.
Vetëm pak pas fillimit të luftës, ai nëpërmjet një videomesazhi të postuar në kanalin e tij të Youtube-it tregoi se ishte kundër asaj që po bënte Putin në Ukrainë, duke e konsideruar si një luftë të ashpër.
Por para gjykatës Yashin, nuk pranoi të ketë ndarë informacione fake, por u shpreh e ai ka treguar dy verisonet e historisë, pra si e sheh Ukraina dhe se Rusia e konsideron si një stërvitje ushtarake.
Pas gjyqit ai postoi një mesazh në Telegram, ku u kërkoi suportuesve të mos mërzite.
“Ne thamë të vërtetën për krimet e luftës dhe bëmë thirrje për t’i dhënë fund gjakderdhjes”, u shpreh ai.