Kroacia ka kaluar në gjysmëfinale të Katar 2022 pasi mposhti Brazilin me penallti, pasi koha e rregullt u mbyll 0-0, ndërsa vazhdimet 1-1.
Brazilianët që shiheshin si favorit para kësaj ndeshje kishin iniciativën, por që kroatët u treguan të fortë dhe arritën të neutralizonin sulmet e tyre.
Ivan Perisic kishte rastin e parë në ndeshje në minutën e 13-të, por nuk qëlloi cakun.
Brazili kishte për një për qind më shumë posedimin e topit, ndërsa edhe goditjet në kuadrat i kishte tri, përkundër asnjë të Kroacisë.
Selecao e nisi më mirë ndeshjen, duke rrezikuar që në start me Eder Militaon në minutën e 47-të, por Dominik Livakovic ishte në vend.
Fituesi u përcaktua me penallti, ku më të saktë ishin kroatët që fituan në fund me rezultat.
Tashmë, në gjysmëfinale Kroacia do të presë fituesin e ciftit Holandë-Argjentinë e cila nis sot në mbrëmje në 20:00.