Prokurori special i Malit të Zi Sasha Çagjenoviç është arrestuar mëngjesin e sotëm me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit me akuzën e krijimit të organizatës kriminale dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas zëdhënësit të Prokurorisë së Shtetit Vukas Radonjiç, ai është arrestuar për shkak të dyshimit se në periudhën nga mesi i vitit 2020 deri në vitin 2022 ka kryer veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe disa vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.