Ka marrë fund arratia. Daniel Pepaj pas dy vitesh në kërkim sot është dorëzuar në policinë e Shkodrës Ai akuzohet si autori i vrasjes së dy kushërinjve Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj në Malësinë e Madhe për shkak të konfliktit për parcelat e mbjella me kanabis sativa.
Vilsoni dhe Klementi janë gjetur të pajetë në mesditën e 8 tetorit dy vite më parë pranë një parcele me drogë. Pas gjetjes së dy trupave të pajetë, u konstatuan se të dy viktimat ishin qëlluar me nga një plumb pas shpine.
Vilsoni është goditur me një plumb në kokë ndërsa Klementi, është qëlluar me një predhë në shpinë. Policia akuzoi Pepajn për vrasjet dhe e shpalli në kërkim. Pista kryesore që ka sjellë konfliktin dhe më pas vrasjen ka qenë kanabisi.