Këta janë dy eurodeputetët e tjerë që dyshohet se u përfshin në skandalin e korrupsionit, pas hetimeve të autoriteteve belge. Përveç një prej kryetareve të Parlamentit Evropian, deputetja greke Eva Kaili, e cila raportohet se është futur në qeli pasi u kap në flagrancë, është marrë në pyetje edhe eurodeputeti belg Mark Tarabella, si dhe kolegia e tij, Marie Arena, të dy nga grupi socialdemokrat.
Për muaj të tërë, hetuesit belgë “dyshonin se një vend i Gjirit po ndikonte në vendimet financiare dhe politike të Parlamentit Evropian duke paguar shuma të konsiderueshme parash ose duke ofruar dhurata të rëndësishme palëve të treta me një pozicion politik dhe/ose një pozicion të rëndësishëm strategjik” brenda atij organi”.
“Zero tolerancë për korrupsionin” deklaron partia e socialdemokratëve në Parlamentin Europian në vazhdën e rastit të arrestimeve në Belgjikë.
Siç thonë ata, janë të alarmuar nga zhvillimet e fundit dhe kërkojnë që të hetohet:
“Duke pasur parasysh seriozitetin e akuzave, deri në dhënien e informacioneve dhe sqarimeve përkatëse nga organet përkatëse, kërkojmë pezullimin e punës për çdo dosje dhe votim në Plenare në lidhje me shtetet e Gjirit, veçanërisht liberalizimin e regjimit të vizave dhe vizitat e planifikuara”.
Kujtohet se Katari po përpiqej të arrinte heqjen e vizave në Evropë, gjë që kishte shkaktuar reagimin e disa vendeve, si Franca.