-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fatkeqësitë për Neuer nuk kanë fund, thyen këmbën gjatë pushimeve

Kryesoret

Tronditje e papritur për Bayern Munich pasi do të jetë pa Manuel Neuer për pjesën e mbetur të sezonit.

Pas eliminimit të hershëm të Gjermanisë nga Kupa e Botës, kapiteni bavarez kaloi ditët shtesë të pushimit në dëborë dhe theu këmbën teksa po bënte ski.

Dëmtim i cili ka pasur nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale.

Neuer ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale me një foto nga spitali se nuk do të jetë i disponueshëm për gjysmën e mbetur të sezonit për skuadrën e Julian Nagelsmann.

“Hej djema, çfarë mund të them vërtet, fundi i vitit 2022 mund të kishte shkuar shumë më mirë. Teksa përpiqesha të pastroja mendjen duke shkuar në pushime për ski, theva këmbën. Operacioni i djeshëm shkoi shumë mirë,” ka shkruar ai.

Nuk kishte shumë kohë që kur Neuer lajmëroi se para fillimit të Kupës së Botës i ishte nënshtruar 3 operacioneve për shkak të kancerit të lëkurës në fytyrën e tij.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit