-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Mes dëborës dhe dy zjarreve! Ky është vrasësi që fjeti dy vite në mal në Shkodër

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga dorëzimi i Daniel Pepajt dje në Shkodër. Ai ishte prej dy vitesh në kërkim dhe akuzohet për vrasjen e dyfishtë të dy kushërinjve të tij në Vrith të Malësisë së Madhe, Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt.

Pas dorëzimit ai ka deklaruar se prej tetorit të vitit 2020, kur dhe ndodhi vrasja fshihej në territoret malore të Malësisë së Madhe, ndërsa ka dyshime se ndihmohej nga të afërmit për t’u strehuar dhe shpëtuar policisë.

Ai ka shfaqur pendesë për vrasjen e dy kushërinjve më 3 tetor 2020 duke artikuluar se ka gabuar që nuk është dorëzuar që ditën e parë.

Pavarësisht se qëndronte prej kohësh nëpër vende malore, ai ka ndryshuar disa herë vendqëndrimet për t’ju ruajtur hakmarrjes por edhe autoriteteve, si dhe për të siguruar ushqim e veshmbathje.

Më herët në pranga përfundoi Rrok Pepaj, babai i Danielit, i cili akuzohej si bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike, aktivitet për të cilin edhe ndodhi krimi i dyfishtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit