Italiani Davide Pecorelli, sipërmarrës dhe ish-gjyqtar është arrestuar nga autoritetet italiane dhe pritet që të ekstradohet drejt Shqipërisë. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria që në tetorin e vitit të kaluar, pasi inskenoi zhdukjen në Pukë.
Prokuroria mbylli hetimet 2 muaj më parë dhe e akuzon italianin për 5 vepra penale: Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrim” në bashkëpunim, neni 143/3-25 të Kodit Penal, për veprën penale të “Dhunimi i varreve” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 118-25 i Kodit Penal, për veprën penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 301-25 të Kodit Penal, për veprën panele të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 151/2-25 i Kodit Penal, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, neni 297 të Kodit Penal.
Davide Pecorelli humbi në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë.
Kur të gjithë e dinin të vdekur, biznesmeni italian Davide Pecorelli, u shfaq për mrekulli shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo. “Po kërkoja një thesar” tha ai, deklaratë që habiti jo pak. Në Itali ai jetonte i lirë dhe para pak kohësh tha se është i gatshëm që të kthehet në Shqipëri dhe të përballet me drejtësinë për skenarin e realizuar si në filma, të vdekjes së sajuar të tij për t’i shpëtuar borxheve si pasojë e falimentit në biznese.