-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Katari nuk “kënaqet”me Botërorin, kërkon edhe Lojrat Olimike të vitit 2036

Kryesoret

Katari është bërë kryefjala e kësaj periudhe duke qenë se është vendi pritës i Botërorit 2022.

Por mbajtja e një nga turneve më të mëdha në botë ka rritur egon e Katarit për marrë edhe ngjarje të tjera sportive.

Ata tashmë po bëjnë plane për të marrë ngjarjen numër 1 sportive në planet, Lojërat Olimpike.

Sipas Reuters, vendi ka vendosur të konkurrojë për ngjarjen e parë falas që është Lojërat Olimpike 2036, duke besuar se ata do të jenë më të përgatitur në krahasim me dy përpjekjet e tyre të mëparshme.

Ata luftuan për të edhe më parë por ata nuk ishin as në listën e ngushtë për vitin 2016 dhe 2020 për shkak të shqetësimit të IOC për kushtet e motit.

Për këto arsye, Katari dëshironte ta zhvendoste ngjarjen në fund të nëntorit (si dhe Kupën e Botës), gjë që u refuzua.

Sipas tyre duke përdorur sisteme të avancuara të kontrollit të klimës në stadiume për të moderuar vapën, ata besojnë se kanë zgjidhjen për të pretenduar ngjarjen e vitit 2036.

Një ngjarje për të cilën tashmë kanë shprehur ka interes India, Indonezia dhe Koreja e Jugut.

Ditët e fundit interes ka shprehur edhe Gjermania, e cila duket se po shqyrton mundësinë e kandidimit.

Kujtojmë se Katari ka pritur Kampionatin Botëror të Atletikës në vitin 2019 dhe do të presë Kampionatin Botëror të Atletikës në Janar 2024 dhe Kupën e ardhshme të Azisë në futboll.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit