Kroacia po bën një rrugëtim perfekt në Kupën e Botës.
Ekipi i drejtuar nga Zlatko Daliç ka mbërritur deri në gjysmëfinalen e kompeticionit duke i surprizuar të gjithë.
Ndeshja e radhës pritet të luhet mes Kroacisë dhe Argjentinës më 13 dhjetor.
Një nga personat më të përfolur të momentit në Katar është tifozja kroate, Ivana Knoll.
Ajo ka pushtuar të gjitha mediat botërore me bukurinë e saj, ku e kemi parë duke shkëlqyer në tribunat e Katarit.
Knoll ka bërë një premtim nëse kombëtarja ballkanase fiton trofeun.
“Nëse Kroacia do të fitojë Botërorin, flamuri (duke nënkuptuar veshjet e saj me ngjyrat e flamurit) do të hiqet” – u shpreh ajo.









