Ditën e sotme në stadiumin “Air Albania” janë mbledhur 700 ekipe sportive të shkollave nga e gjithë Shqipëria. Të gjitha shkollat e vendit kanë ngritur 700 ekipe sportive me miratimin e “Strategjisë Kombëtare të Rinisë”.
Në ceremoninë e përurimit të 700 ekipeve po marrin pjesë kryeministri Edi Rama dhe kryetarë të bashkive nga e gjithë Shqipëria.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Edi Rama e ka cilësuar ceremoninë e përurimit si një nga ngjarjet më të bukura sportive të vitit.
“Me këtë projekt do gjallërojmë të gjitha bashkitë e vendit”, tha kreu i KOKSH, Fidel Ylli.
Fëmijët e veshur kuqezi kanë dhuruar spektakël me performancën e tyre në ceremoninë për ekipet sportive në stadiumin ‘Air Albania’.