-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mesazhi i fortë dhe “pengjet”! A po hakmerret Yuri Kim kundër Ramës?

Kryesoret

Lëvizje e papritur! Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim në mandatin e saj Shqipëri ka qenë e ashpër sa herë që ka folur, në cdo moment kundër korrupsionit dhe minimit të demokracisë. Sot në faqen e ambasadës diplomatja publikoi një editorial me titull të fortë “Korrupsioni Gërryen Potencialin e Shqipërisë”, që referuar kontekstit merr një tjetër kuptim.

Por çfarë ka ndodhur? Dy ditë më parë ministria e Jashtme në një veprim të paprecedentë njoftoi se Yuri Kim është në procedurë zëvendësimi nga SHBA. Një njoftim i tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe sipas ish-ministrave të Jashtëm dhe diplomatëve nuk ndodh kurrë që një vend pritës të lajmërojë procedurat e largimit të një ambasadori.

Por përse ndodhi? Interpretimet në media kanë qenë disa. Një pjesë e lidhin me luftën e heshtur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut. Pak ditë më parë diplomatja paralajmëroi se procesi po tentohet të manipulohet, praktikisht të kapet. Në 18 Dhjetor do të zgjidhet pasuesi i Arben Krajës. Po atëherë përse qeveria njoftoi ditët e fundit të ambasadores?

A e bëri këtë për t’i çuar një mesazh KLP-së, që ka në dorë zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut? Hamendësimet janë të shumta që mund të bëhen. Por fakti që është që njoftimi i ministrisë së Jashtme nuk ishte i zakonshëm. Dhe duket se ambasadorja ka vendosur që të “hakmerret” me shkrimin që publikoi sot.

E dërguara e SHBA-së në Tiranë, që shpalli “non grata” Sali Berishën, thotë se “Korrupsioni Gërryen Potencialin e Shqipërisë”. Por kush po e bën korrupsionin? Opozita nuk ka asnjë pushtet në dorë. Shumica socialiste e drejtuar nga Edi Rama ka një dekadë në pushtet. Atëherë mesazhi është i qartë.

Yuri Kim është akuzuar nga opozita se gjatë mandatit të saj ka mbyllur sytë përballë skandaleve të qeverisë Rama. Megjithatë, përtej gjuhës (këtë herë aspak) diplomatike, Yuri Kim po largohet nga Shqipëria me dy pengje; drejtësia e re, ç’ka ndoshta ndjen se po shkon në duart e pushtetit dhe përplasja me Sali Berishën.

Mesazhet e fundit! Yuri Kim më e ashpër se kurrë: Korrupsioni po gërryen Shqipërinë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit