Ndeshja e radhës për kualifikimin e një tjetër skuadre për në fazën e gjysmëfinales do të luhet mes Francës dhe Anglisë.
Përballje e cila do të luhet në orën 20.00.
Para nisjes se këtij dueli janë publikuar edhe formacionet e të dy ekipeve.
Si Gareth Southgate ashtu edhe Didier Deschamps kanë vendosur titullarë më të mirët.
“3 luanët” luajnë në sulm me Foden, Kane dhe Saka.
Në krahun tjetër, “Gjelat” e fillojnë me Giroud dhe Mbappe.
Anglia me formacionin 4-3-3 ka vendosur titullarë: Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaë; Henderson, Rice, Bellingham; Saka, Kane, Foden.
Ndërsa Franca ka përzgjedhur formacionin 4-2-3-1 me titullarë: Lloris; Kounde, Varane, Upamecano, Théo Hernandez; Thcouameni, Rabiot; Dembélé, Griezmann, Mbappé; Giroud.
Ndeshja pritet të jetë një përballje e fortë dhe të sjellë emocione për tifozët.