Eliminimi i Portugalisë nga Maroku ka sjellë akuza të forta. Pepe ishte protagonist pas ndeshjes, me një sulm ndaj arbitrit argjentinas Facundo Tello.
“Është e papranueshme që një arbitër argjentinas të drejtonte ndeshjen. Ishte e papranueshme që një arbitër argjentinas pas asaj që tha Messi dje, një argjentinas vjen dhe fishkëllen.
Asgjë nuk u luajt në pjesën e dytë dhe shtohen vetëm tetë minuta. Tetë minuta u shtuan dhe asgjë nuk u luajt. Në pjesën e dytë donim vetëm të luanim.
Jemi të trishtuar, kishim cilësi për të fituar, fatkeqësisht nuk ia dolëm”, tha qendërmbrojtësi portugez.
Bruno Fernandes shkoi një hap më tej dhe shpërtheu në zonën mikse: “Nuk e di nëse do t’i japin kupën Argjentinës. Nuk më intereson, do të them atë që unë mendoj.
Është e qartë se ata e kanë anuar fushën kundër nesh, sepse në pjesën e parë nuk më dhanë një penallti të pastër” tha ai.