Maroku shkroi historinë duke fituar 1-0 ndaj Portugalisë dhe eliminuar luzitanët favoritë.
Kombëtarja marokene bëhet e para skuadër afrikane në historinë e Botërorëve që arrin në gjysmëfinalet e Kupës së Botës teksa heroi i sfidës ishte sulmuesi En Nesyri që realizoi në minutën e 41-të të pjesës së parë.
Tashmë, në gjysmëfinale marokenët presin fituesin e çiftit Angli-Francë. Ndërsa portugezët largohen në shtëpi dhe Ronaldo që iku nga fusha duke qarë, pritet që të mbyllë kapitullin.