Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për 32 vjetorin e krijimit të partisë.
Ai është shprehur se PD-ja ka lindur e madhe dhe do të bëhet edhe më e madhe, për Shqipërinë, për demokracinë.
“Partia Demokratike ka lindur e re dhe do të mbetet e re, ka lindur europiane dhe do të mbetet europiane, ka lindur kombëtare dhe do të mbetet kombëtare, ka lindur mes sakrificash, e mbi sakrificat do të ngrihet më e fortë, ka lindur si shpresë e shqiptarëve për ndryshim dhe do të jetë sërish shpresa e tyre, ka lindur e madhe dhe do të bëhet edhe më e madhe, për Shqipërinë, për demokracinë.
Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike! Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë,” është shprehur ai.
Demokratët po e festojnë këtë ditë të ndarë, Alibeaj tek Hotel Tirana dhe Berisha tek Hotel Rogneri.