Lideri i opozitës, Sali Berisha, sot gjatë fjalës së tij në takimin me demokratët e degës 7 në Tiranë, u shpreh se mandatet e PS-së janë fituar nga krimi i organizuar. Sipas tij Edi Rama me këtë logjikë nuk do të qëndrojë gjatë në pushtet pasi i ka ardhur fundi i tij i errët politik.
Fjala e Berishës
Ne tani kemi një armik përpara, i cili me qëndrimet e tij nuk krijon zgjedhje. Të krijojmë një qeveri teknike, të shkojmë drejt zgjedhjeve, se përndryshe ne këtë qeveri nuk mund ta pranojmë kurrë.
Çdo qeveri që vjedh qytetarët, humbet legjitimitetin. Le të ketë dalë nga zgjedhje të lira, të ndershme dhe të shkëlqyera, ajo po vodhi qytetarët, humbet legjitimitetin. Sepse ka përdorur pushtetin për të vjedhur qytetarët.
Tani ato mandatet e krimit, ato mandatet e marra me Elvis Doçin, me Çelën, me Troplinët, ato mandate të marra duke falur 2 miliardë gjoba, tani kthehen në mbrojë për krimin, në parzmore dhe mbrojnë Belinda Ballukun, faktikisht Edi Ramën.
Dhe thotë, për herë të parë, për herë të parë, jo thotë, nuk ja heq imunitetin. Drejtësia italiane, e cila ç’është e vërteta në atë kohë kishte një majtizëm të jashtëzakonshëm, i kërkoi imunitetin Silvio Berluskonit.
Kolos. Një kryeministër si ai s’kishte parë Italia. Po as që e vuri në diskutim. As që e vuri në diskutim. Paraqitjen para gjykatësit. Paraqitjen para ligjit. Sepse kështu është kushtetuta, kjo është. Kushtetuta të detyron. Kurse ky na thotë jo thotë, nuk mund të vijë Belinda. Në mënyrë absolute, ja do vdesim, ja do i rrëzojmë









