-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Del sërish përroi i Thatë, përsëritet situata në Shkodër, 500 ha nën ujë

Kryesoret

Shkodra po pëson një përsëritje të situatë të dy javëve më parë për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Bashkia e Shkodrës ka bërë me dije se deri më tani janë 500 hektarë tokë nën ujë.

“Rreth 500 Ha tokë bujqësore ndodhen të përmbytura në Bashkinë Shkodër, kryesisht në njësinë administrative Ana e Malit, ndërsa disa fshatra janë pa energji elektrike,” ka njoftuar bashkia.

Po ashtu segmenti Dedaj–Bogë, pikërisht në përroin e Thatë, ku ndodhi dhe tragjedia ku humbën jetën babë e bir, është përmbytur sërish.

Niveli ujit është i paqëndrueshëm dhe rruga momentalisht është e bllokuar, ku janë vendosur sinjalistika që banorët të kalojnë në rrugë alternative.

Pjesa tjetër e akseve rrugorë paraqitet pa probleme. Kuota në Lumin Drin është 6.00, me rritje 60 cm ndërsa kuota në Liqen 7.95 me rritje 50cm.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit