-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dodik kundër marrëveshjes në Berlin: S’lejojmë që mes Bosnjës e Kosovës të udhëtohet pa viza

Kryesoret

Presidenti destrutiv i “Republikës Srspka” brenda Bosnje dhe Hercegovinës, Mirolad Dodik, ka thënë se nuk do të lejojnë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë për në Bosnje dhe Hercegovinë vetëm me letërnjoftim.

Ai thotë se nuk do të ofrojë mbështetje për këtë marrëveshje të Procesit të Berlinit, duke e akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin se ka ngritur paralele në mes Veriut të Kosovës dhe Republikës Srspska.

“Që Kurti flet negativisht për RS-në dhe tani pret që ne të votojmë që ata të hyjnë në Bosnje dhe Hercegovinë me letërnjoftime”, ka thënë Dodik teksa akuzonte Kurtin.

Sipas këtij politikani të afërt me Kremlinin, më shumë ka legjimitet “Republika Srspska” sesa Kosova.

“RS ka më shumë legjitimitet se institucionet e Kosovës. Ne kemi më shumë legjitimitet ndërkombëtar se ata”, deklaron ai.

“Nuk ka nevojë për shqiptarin këtu, as shqiptarët, të cilët vijnë në Bosnje dhe Hercegovinë me urrejtje ndaj serbëve. Ne jemi më paqësorë dhe më të sigurt pa ta”, ka vazhduar me akuza politikani fashist.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit