Federata Portugeze e Futbollit njoftoi të shtunën se kishte autorizuar që vetëm 14 nga 24 lojtarët që ishin ende në shërbim të Portugalisë për Kupën e Botës në Katar do të kthehen në Portugali.
Danilo dhe Nuno Mendes tashmë e kishin lënë grumbullimin dhe janë kthyer te PSG.
Një duzinë lojtarësh u lejuan të qëndronin në Katar me familjet e tyre, si Cristiano Ronaldo, Diogo Dalot, Bernardo Silva, Rúben Neves, Bruno Fernandes, Rafael Leão, João Cancelo, Rui Patrício, Raphael Guerreiro dhe Matheus Nunes.
Të gjithë këta kanë të drejtën e disa ditëve pushim përpara se të kthehen në klubet e tyre përkatëse për të rifilluar kampionatet.
Mbërritja e kombëtares portugeze në Lisbonë, pritet të jetë të dielën, rreth orës 17.15.