Moti i vranët vijon edhe ditën e diel por pas orëve të mesditës ato humbasin intensitet dhe bëhen të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash. Në relievet e larta malore dhe verilindje reshje dëbore.
Gjithashtu duhet theksuar se pritet edhe erë intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare në tokë 3-9m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era arrin shpejtësitë deri në 15-20m/s duke u shoqëruar me dallgëzim të lartë në dete të forcës 4-7 ballë.
Megjithatë duhet marrë në konsideratë se këto janë projeksionet e fundit të hartave meteorologjike. Duke qenë se situata është dinamike mund të ketë ndryshime të mëtejshme çka do të merret në analizë në projeksionet e tjera në orët në vijim.