-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po kalonin kufirin me pasaporta false, policia arreston 3 të rinjtë

Kryesoret

Shpejtim Hyselekaj, Luis Idrizaj dhe Petrit Avdimetaj janë arrestuar policia kufitar e Rinasit. Të tre të rinjtë nga Kosova tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

Sakaq, policia ka shpallur në kërkim një 20-vjeçar i cili dyshohet se ka siguruar dokumentet false.

“Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas janë paraqitur te sporteli policor në kabinat e daljes nga Republika e Shqipërisë, pasi do të udhëtonin në drejtim të Gjermanisë, dhe te sporteli kanë paraqitur, lejet e qëndrimit për në Gjermani, dhe pasaporat e tyre të cilat kishin nga një vulë të Maqedonisë së Veriut.

Punonjësit e Policisë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për origjinalitetin e dokumenteve, kanë bërë bllokimin e tyre dhe pas verifikimeve të bëra, në laboratorin e Policisë Kufitare, duke përdorur mjetet logjistike bashkëkohore që tashmë disponon Policia Kufitare, rezultoi se lejet e qëndrimit dhe vulat, ishin të falsifikuara,” ka njoftuar policia.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit